Rikthehet furnizimi me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3


4/4/2024

Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit.

Mbi 50 punonjës janë angazhuar në përpjekjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike nga Nënstacioni Prishtina 3 dhe kontributi i tyre ka qenë jetik për arritjen e suksesit në stabilizimin e situates.

KOSTT falenderon ekipet e reaguesëve të parë, si zjarrëfikësit, Policinë e Kosovës, agjencitë emergjente, dhe në veçanti falënderojmë ekipet teknike profesionale të mirëmbajtjes për përkushtimin dhe punën e palodhshme.

Pas rikthimit të furnizimit, KOSTT do të punoj ngushtë me të gjitha institucionet relevante dhe akterët e nevojshëm për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të identifikuar shkaqet që kanë shkaktuar avarinë.

KOSTT mbetet plotësisht i përkushtuar në shërbim të qytetarëve, duke vazhduar të punojë pa rreshtur për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset e afektuara nga mungesa e energjisë elektrike.