KOSTT tregon rezultate tejët poztive të performancës teknike


4/8/2024

Ligji i Ndërmarrjeve Publike kërkon nga Ndërmarrjet Publike që rregullisht të testojnë kënaqshmërinë e konsumatorëve me shërbimet të cilat i ofrojnë.

Me qëllim të implementimit të kësaj kërkese, KOSTT harton raport mbi kënaqshmërinë e konsumatorëve përmes indikatorëve të performancës teknike. Këta indikatorë sigurojnë informacione në standardet e performancës që i ofrohen konsumatorëve, përfshirë kualitetin e shërbimeve dhe sigurinë e furnizimit.

Ne kemi matur këta indikator për vitin 2023 dhe kemi krahasuar ato me vitet e kaluara. Ju lutem gjeni në vijim disa nga indikatorët kyç që testojnë kënaqshmërinë e konsumatorëve me shërbimet të cilat ofrohen nga KOSTT, të cilët janë shfaqur përmes grafikoneve.

Nga grafikonet shifet që pjesa dërmuese e indikatorëve paraqesin rezultate tejët pozitive të performancës teknike të ndërmarrjes për vitin 2023 dhe vitet e kaluara. Disa nga indikatorët kyç të performancës teknike që vlen të komentohen janë

  • Indikatori T9 që mat kohën mesatare mosfurnizimit tregon që, nga viti 2019 ka pasur rënje, ndërsa në vitin 2023 shifet një ngritje, mirëpo kjo është për shkak të investimeve kapitale të cilat kërkojnë çkyçje të domosdoshme. Kjo rënje është si rezultat i mplementimit të projektit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për ngjyrosjen e shtyllave dhe vendosjen e sferave sinjalizuese, projekt ky tejët i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
  • Indikatori T15 i cili mat humbjet në transmetim, tregon që humbjet në transmetim kanë shënuar rënje në tri vitet e fundit e në veçanti gjatë vitit 2023 kishte rënje prej 8.34% krahasuar me vitin 2022.

Nga indikatorët kyç të performancës teknike mund të konkludohet që KOSTT gjatë vitit 2023 ka treguar një performancë të mirë në transmetimin e energjisë elektrike, përfshirë sigurimin e të hyrave nga alokimi i kapaciteteve.