FTESË PËR TENDER PËR OFRIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE PËR MBULIMIN E HUMBJEVE NË RRJETIN E TRANSMETIMIT
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu i Kosovës - KOSTT SH.A.
Adresa : Rruga: Isa Boletini Nr.39, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Personi Kontaktues : Shyqeri Morina
E-Mail Adresa: shyqeri.morina@kostt.com
FTESË PËR TENDER
PËR OFRIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE PËR MBULIMIN E HUMBJEVE NË RRJETIN E TRANSMETIMIT
Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT menaxhon dhe operon me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës. KOSTT është i obliguar të bëjë prokurimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit në tregun e energjisë elektrike nga ofruesit të cilët i plotësojnë kushtet administrative dhe teknike, në pajtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë të miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
KOSTT fton të gjithë pjesëmarrësit e tregut të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji apo që kanë licencë të njohur nga Zyra e Rregullatorit për Energji në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe i plotësojnë kushtet për ofrimin e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, të marrin pjesë në tenderin e organizuar nga KOSTT për ofrimin e humbjeve në rrjetin e transmetimit.
- Objekti i prokurimit:
Produkti: Furnizimi me energji elektrike për të mbuluar humbjet në rrjetin e transmetimit për periudhën: 01.06.2024 deri më 31.12.2024.
Specifikimet teknike:
- Afati i dorëzimit: nga 01.06.2024. deri më 31.12.2024;
- Fuqia dhe profili i dërgesës: 9 MWh/h (ose më e ulët se 9 MWh/h varësisht nga sasia e kërkuar për muajin specifik si përcaktohet në dosjen e tenderit) çdo ditë në muaj, e hënë – e diel, nga ora 00:00 deri në orën 24:00;
- Vendi i dorëzimit: Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu i Kosovës - KOSTT SH.A.;
- Ofertuesi mund të ofrojë kapacitet më të ulët se 9 MWh/h, por jo më të ulët se 1 MWh/h;
- Kapaciteti i ofruar do të rrumbullakoset në numrin e parë të plotë më të ulët (në MWh/h).
- Përshkrim i shkurtër i procedurës së tenderimit dhe kualifikimit:
Palët e interesuara mund të kërkojnë dosjen e tenderit nga personi kontaktues, e cila përbëhet nga:
- Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit;
- Shpjegimet për Kontratat për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit;
- Kriteret për Vlerësimin e Ofertave për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit;
- Forma për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit;
- Shablloni i Kontratës për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit.
Palët e interesuara Ofertën duhet ta dorëzojnë në një zarf me shënimin: “Oferta për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit – KOSTT- shënohet emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën – Zarfi Nr.1’’.
Në Zarfin Nr. 1 vendosen në zarfe të veçanta:
- Zarfi Nr. 2 me Kushtet Teknike dhe Administrative, i cili përmban dokumentet e kërkuara në të cilin shënohet “Oferta për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit-KOSTT-Kushtet teknike dhe administrative” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën;
- Zarfi Nr. 3 me Ofertën Komerciale me çmim përkatës, në të cilët shënohet “Oferta për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit-KOSTT-Oferta Komerciale” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën sipas “Formës për Dorëzimin e Ofertës për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit”.
Pala, që nuk i plotëson kushtet teknike dhe administrative në përputhje me Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit do të diskualifikohet dhe pala do të njoftohet për arsyet e diskualifikimit para datës së caktuar për hapjen e ofertave komerciale. Nëse pala diskualifikohet, Oferta komerciale e palës përkatëse nuk do të hapet.
Pala, e cila diskualifikohet ka të drejtë të paraqes ankesë me shkrim për shkeljen eventuale, përmes e-mailit tek KOSTT, brenda 24 orësh nga momenti i njoftimit nga KOSTT. Në këtë ankesë, ankimuesi duhet të paraqes emrin dhe adresën, referimin për procedurën konkrete, ku ka marrë pjesë, bazën ligjore dhe përshkrimin e shkeljes së pretenduar.
Hapja e ofertave komerciale të palëve të kualifikuara do të jetë publike dhe palët e interesuara kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, ku do të bëhet radhitja e ofertave nga oferta më e lirë.
KOSTT mundet që në çdo kohë deri në lidhjen e Kontratave për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit të anulojë pjesërisht ose tërësisht tenderin/ftesën për oferta për Humbjet në Rrjetin e Transmetimit dhe palët ofertuese me dorëzimin e ofertës pranojnë dhe njohin këtë të drejtë të KOSTT-it.
- Afatet kohore, Datat kyçe për këtë xhiro të tenderit janë dhënë në tabelë:
13.05.2024 | |
Afati i fundit për dorëzimin e tenderit | 23.05.2024
|
Njoftimi i palëve për kualifikim/diskualifikim | Brenda 2 Dite Pune, pas përmbylljes së procesit për kualifikim |
Dorëzimi i ankesave nga palët e diskualifikuara | Brenda 24h, nga momenti i pranimit të njoftimit për diskualifikim nga KOSTT |
Vendimi i miratimit për pranim ose jo të ankesës | Brenda 24h (Dite Pune), nga marrja e ankesës së ankimuesit |
Hapja e pjesës komerciale të tenderëve të palëve të kualifikuara | Brenda 1 Ditë Pune (Hapja e ofertave komerciale të palëve të kualifikuara do të jetë publike dhe për datën e hapjes do të njoftohet paraprakisht) |
Njoftimi i rezultateve të tenderit | Brenda 1 jave, pas përzgjedhjes |
Afati i fundit për nënshkrimin e Kontratës për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit | Brenda 15 ditë kalendarike, pas komunikimit të rezultateve të tenderit |
Data indikative e fillimit të ofrimit të shërbimit | 01.06.2024, ora 00:00, ose sipas njoftimit me shkrim nga KOSTT |
Dokumentet e nënshkruara duhet të dorëzohen në KOSTT me shkrim nëpërmes postës ose të dorëzohen në kopje fizike në selinë e KOSTT-it në adresën: Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A., Rr. Isa Boletini, Nr. 39. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, para afatit të fundit për dorëzimin e tenderit.
Për informata shtesë dhe pyetje sqaruese palët mund të adresojnë e-mail te: Shyqeri Morina, përmes e-malit: shyqeri.morina@kostt.com , në kopje, cc: alban.fetahu@kostt.com. Nuk lejohet dhe nuk pranohet asnjë komunikim telefonik ndërmjet palëve dhe zyrtarëve të KOSTT-it lidhur me “Ofertën për Ofrimin e Humbjeve në Rrjetin e Transmetimit-KOSTT”.
Shënim: Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i hartuar nga KOSTT dhe të pranuara nga palët përkatëse në këtë tender janë pronësi intelektuale e KOSTT SH.A.