KOSTT vendos standarde për Barazi Gjinore dhe Diversitet


5/7/2024

Aprovohet Strategjia për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Gjithëpërfshirje 2024-2030

Më datën 29 prill 2024, pas propozimit të menaxhmentit, Bordi i Drejtorëve të KOSTT ka aprovuar Strategjinë për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Gjithëpërfshirje. Aprovimi i kësaj Strategjie shënon një nismë transformuese për kompaninë, duke e bërë KOSTT ndëmarrje udhëheqëse në industrinë e energjisë me një qasje që thekson rëndësinë e barazisë gjinore dhe diversitetit. Me ndihmën e #USAID dhe #TetraTech, KOSTT kishte përfituar nga programet për barazi gjinore, nga të cilat janë zhvilluar politika specifike dhe programe mbështetëse për të siguruar trajtim të barabartë për të gjithë punonjësit pa dallim.

? Strategjia ka për qëllim të nxisë pjesëmarrje të barabartë në të gjitha nivelet e vendimmarrjes përfshirë pozitat teknike

? Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara, për të ju ofruar mundësi të barabarta në fushën e punësimit dhe zhvillimit profesional 

? Mbështetja e balancës punë-jetë me subvencionimin e kostove të kujdesit parashkollor me një model financiar që ndihmon prindërit punonjës në KOSTT.

Me rastin e aprovimit të kësaj Strategjie, sot Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, ka nënshkruar vendimin për formimin e një komisioni të posaqëm i cili do të kryejë një studim të nevojave të punonjësve, me qëllim të krijimit të mundësive për përmirësimin e kushteve dhe politikave tjera në vendin e punës, duke siguruar që të gjitha veprimet e mëtejshme të jenë të përqëndruara aty ku mund të krijiohet mjedis më i mirë dhe më i barabartë.

Njëkohësisht, KOSTT në konsultim edhe me shoqatat relevante, shume shpejtë do të shpall konkursin e parë për persona me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit të zbatueshëm.

Ky angazhim rikonfirmon pozicionin e KOSTT si lider në industrinë e energjisë dhe si një model i përkushtimit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira në fushën e barazisë gjinore, diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.