Punime në Stabilimentet e Tensionit të Lartë në NS Ferizaj 2


5/22/2024

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sot realizuan punimet në stabilimentet e tensionit të lartë në Nënstacionin Ferizaj 2, për aftësimin e Autotransformatorit energjetik ATR 2

Si pjesë e këtij procesi të aftësimit, ekipet profesionale të KOSTT janë duke kryer testimin e plotë të mbrojtjeve rele të autotransformatorit. Ky testim është i domosdoshëm për të siguruar funksionimin e duhur dhe të sigurt të AT2, duke kontribuar në përmirësimin e përgjithshëm të stabilitetit dhe efikasitetit të rrjetit tonë energjetik.

#KOSTT mbetet e përkushtuar në sigurimin e një rrjeti të qëndrueshëm dhe efikas për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.