Nënshkruhet Kontrata për Shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës për vitin 2024


12/29/2023

Me qëllim të operimit stabil të sistemit elektroenergjetik si dhe balancimit të sistemit në kohë reale, sot Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, dhe Administratori i KESH, z. Ergys Verdho, nënshkruan kontratën për shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR). Vlera e kontratës arrin shumën rreth 7.1 milion euro për vitin 2024.

Balancimi i sistemit në kohë reale është i parakusht i domosdoshëm për funksionimin normal të KOSTT si zonë rregulluese e pavarur, në kuadër të Bllokut Rregullues me Shqipërinë (Blloku AK) dhe në punë paralele me sistemet tjera të Evropës Kontinentale.

Në kuadër të vizitës së tij, z. Zeqiri dhe z. Verdho vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike ku u shkëmbyen informata rreth planeve zhvillimore të të dyja ndërmarrjeve ku edhe u vlerësua bashkëpunimi ndër vite tejet i ngushtë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen. Ky hap dëshmon përkushtimin e dy ndërmarrjeve drejt thellimit të bashkëpunimit për të garantuar sigurinë e furnizimi me energji elektrike, besueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit elektroenergjetik në Kosovë dhe rajon.