KOSTT zbaton masat për mbrojtjen e punonjësve përgjatë temperaturave të larta


7/15/2024

Në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve gjatë temperaturave të larta, KOSTT njofton se nga data 15.07.2024 deri më 20.07.2024 do të zbatojmë masat e mëposhtme.

Disa nga to janë:

  • Punët e planifikuara për ekipet e Mirëmbajtjes do të shtyhen për një kohë të përshtatshme (pas datës 20.07.2024), ndërsa ekipet e mirëmbajtjes do të ndërhyjnë vetëm në raste emergjente.
  • Gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia.
  • Punonjësit me sëmundje kronike do të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë,

KOSTT mbetet i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë punëtorëve tanë, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar kushte optimale të punës përgjatë temperaturave të larta.