Partneriteti me miqt tanë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i palëkundur
Në funksion të integrimit të mëtutjeshëm të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike KOSTT Sh.A, Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe TetraTech, zhvilluan një takim për të reflektuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe hapat e ardhshëm për vazhdimin e avancimit të sektorit energjetik të Kosovës.
Në fokus të diskutimeve ishin sukseset e deritanishme të vitit fiscal si dhe planet për bashkëpunim për vitin e ardhshëm. Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv z. Evetar Zeqiri, theksoi se USAID ka pasur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në hartimin e politikave të energjisë dhe formësmin e të gjithë sektorit, ‘’Vlerësoj lartë partneritetin të cilin e kemi ndërtuar ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e vazhdueshme në procese të rëndësishme për KOSTT, mbetet e rëndësisë së veçantë për përparimin e sektorit’’ u shpreh z. Zeqiri
Gjatë këtij takimi u nënvizuan disa nga aktivitetet kryesore të përbashkëta të zhvilluara me projektin ESA si
- Rishikimi i Rregullave të reja të tregut dhe Dizajni i Tregut të miratuara gjatë vitit 2023
- Përfundimi i Studimit të Integrimit të Sistemit Elektroenergjetik në Kosovë (SIS)
- Raporti për themelimin e Agjentit të Administrimit të Njehsorëve (AAM) në KOSTT
- Kodi i praktikës së OST për projektin e ruajtjes së baterisë
- Programi i punës praktike New Energy
KOSTT falenderon të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin e energjisë elektrike në Kosovë!