Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim përfaqësuesin e BERZH në Kosovë


8/15/2024

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri,  sot priti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kosovë, z. Sergiy Maslichenko. Takimi u fokusua në identifikimin e nevojave të sektorit energjetik të Kosovës për financim, duke theksuar mbështetjen thelbësore që BERZH mund të ofrojë në këtë drejtim.

Në kuadër të këtij takimi Kryeshefi Ekzekutiv z.Zeqiri dhe z. Maslichenko nënshkruan një ‘Letër Mandati’ si hap fillestar për mundësinë investimit në infrastrukturë energjetike e përmes huamarrjes nga BERZH, me qëllim të modernizimit të sistemit energjetik të Republikës së Kosovës.

Projekti i sapofilluar synon të përmirësoj rrjetin e transmetimit të KOSTT përmes një kredie korporative e cila së bashku me grant gjithësejt pritet të arrij shumën deri në 26.5 milion euro, nga të cilat rreth 18 milion pritet të jenë kredi, ndërsa rreth 6 milion ose rreth 30% pritet të ndahen grant nga Agjencia Daneze e Zhvillimit Ndërkombëtar (DANIDA).

Kryeshefi i KOSTT, z. Zeqiri, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me BERZH në përmbushjen e objektivave strategjike të kompanisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BERZH në avancimin e sektorit energjetik. Bashkëpunimi me BERZH është një komponent kyç në përmbushjen e objektivave tona strategjike dhe përmirësimin e stabilitetit energjetik në vend, mbështetja e BERZH nuk është vetëm një investim financiar, por një garanci për një transformim të sektorit energjetik në Kosovë.

Ndërsa përfaqësuesit e BERZH shprehën angazhimin për të vazhduar mbështetjen e KOSTT, me synimin për të krijuar kushte të favorshme për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në sektorin e energjisë në Kosovë.