Kryeshefi i KOSTT vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Laboratororët në kuadër të këtij fakulteti


7/13/2024

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet njësive akademike të Universitetit të Prishtinës dhe industrisë së energjetikës, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike,  dhe laboratërët në kuadër të këtij fakulteti. Kryeshefi u pritë nga dekani i zgjedhur z. Mirlind Bruqi, profesorë të shquar dhe menaxhmenti i këtij fakulteti.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite u vizitua edhe Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike ku u njoftuan me mundësitë që ofrojnë këto hapësira. Kjo qendër, së bashku me institutet hulumtuese dhe laboratorët janë asete të çmuara për zhvillimin profesional të studentëve, duke ofruar një gamë të gjerë pajisjesh dhe instrumentesh moderne për ushtrime praktike dhe eksperimentale.

Përafrimi i programeve të studimit me nevojat dhe trendet e industrisë është parakusht për një  zhvillim eknonmik më të qëndrueshëm. Prandaj, qendrat e tilla të inovacionit, institutet hulumtuese dhe laboratorët në kuadër të universitetit të Prishtinës duhet të kenë një bashkëpunim të ngushtë me industrinë e në veçanti me ndërmarrjet publike, disa nga shërbimet e të cilave mund të përdoren në të ardhmen.

Fakulteti i Inxhinierisë është katalizatori kyç i prodhuesve të talentëve në sektorin e energjisë, prandaj KOSTT mbetet i hapur për bashkëpunim dhe përkrahje të tyre, në funksion të tërheqjes së këtyre talentëve që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe modernizimin e mëtutjeshme të sektori në drejtim të tranzicionit të gjelbër.

Të dy palët u zotuan që do të shqyrtojnë mundësitë për fillimin e bashkëpunit në të ardhmen në fusha me interes të përbashkët, me qëllim të avancimit të misionit të të dyja institucioneve.