Kryesuesi i Bordit dhe Kryeshefi i KOSTT prezantuan Raportin Vjetor për vitin 2023, para deputetëve të komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti


7/5/2024

Sot gjatë raportimit Kryesuesi i Bordit i Drejtoreve dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, prezantuan para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Raportin Vjetor të KOSTT për vitin 2023, ku ofruan një perspektivë profesionale mbi zhvillimet e periudhës 2023, duke theksuar rezultatet e arritura me një ndërthurje të përpiktë të aspekteve afariste, dhe shpalosën një gamë edhe më të zgjeruar të arritjeve të kompanisë, si një shembull i mirë i menaxhimit të suksesshëm të një ndërmarrjeje publike.

Ndër arritjet kryesore për vitin 2023, u veçuan:

-Raporti i Auditorit të Pavarur ligjor, i cili edhe këtë vit ka dhënë opinion të pa modifikuar (pozitiv) për pasqyrat financiare të KOSTT për vitin e përfunduar me 31.12.2023.

-Aprovimi i Planit Investiv Pesëvjeçar 2023-2027 për përmirësimin e sistemit të transmetimit.

-Bashkëpunim me OST Shqipëri dhe ALPEX për operacionalizimin e tregut të përbashkët të energjisë.

-Nënshkrimi i Memorandumit për Bashkimin e Tregut të Ditës në Avancë të Energjisë Elektrike me vendet e Evropës Juglindore.

-99% e planeve për mirëmbajtje të linjave dhe nënstacioneve janë kryer me sukses.

-Analiza e kyçjes për Ankandin Solar 100 MW dhe nismat për nënstacionet e reja në Malishevë dhe Dragash.

-Projekti për Instalimin e sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri me kapacitet 170 MW me mbështetjen e MCC ku KOSTT do të përfitoj bateri në vlerë rreth 46.2 milion dollar dhe

- Nënshkrimi i marrëveshjes komerciale me Elektrosever për furnizimin e pjesës veriore të Kosovës dhe largimi i përgjegjsisë balancuese nga ZRrE për pjesen veriore.

Ky Raport dëshmon arritjet dhe përpjekjet e KOSTT për të vazhduar të jetë një shembull i menaxhimit të suksesshëm të një ndërmarrjeje publike në Kosovë