Njoftim Publik për kushet ndërtimore për "Nënstacionin 220/35/20(10)kv dhe Linja Transmetuese me infrastrukturën përcjellëse që ndodhet në Zonën Kadastrale Dragobil"
NJOFTIM PUBLIK
Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtim dhe Banim është dorëzuar kërkesë për Kushte Ndërtimore nga Astrit Beqa I autorizuar nga Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut- KOSST me nr. të protokolit 5661/24 të datës 06.09.2024 për parcelat kadastrale në të cilat planifikohet të ndërtohet NS 220/35/20(10)kv dhe Linja Transmetuese 220kV me infrastrukturën përcjellëse që ndodhet në Zonën Kadastrale Dragobil me numër të parcelës:
P-72310025-00223-300, në Komunën e Malishevës.
Kërkesa përcakton kriteret për ndërtimin e “NS 220/35/20(10)kv dhe Linja Transmetuese 220kV” për furnizim të qendrueshëm me energji elektrike.
Komentet lidhur me këtë propozim duhet të dorëzohen deri më dt.12.11.2024 në: dkp.mmph@rks-gov.net.
Dokumentet e publikuara: Kushtet Ndërtimore të propozuara: Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut- KOSST Z.K.Dragobil, Malishevë | |
Situacioni i gjere dhe i ngushtë sipas projektit konceptual ( format A0) që përmban informatat në vijim: | |
a. Destinimi aktual apo i propozuar i shfrytëzimit të tokës: Tokë ndërtimore | |
b. Vija rregulluese. | Vija kufizuese e parcelës |
c. Vija e ndërtimit. | 16 m |
d. Lartësia e lejuar në proporcion me distancën nga kufijtë e parcelës kadastrale përgjatë rrugës publike | 20.0 m 16.0m |
e. Lartësia e lejuar në proporcion me distancën nga kufijtë anësor te parcelës. | 5.0 m 5.10 m |
f. Përqindja e sipërfaqes ndërtuese bruto në proporcion me sipërfaqen e parcelës kadastrale. Anash të riformulohet sipas kërkesës për kushte | 4.8 % |
g. Përqindja e sipërfaqes së gjelbëruar bruto në proporcion me sipërfaqen e parcelës kadastrale. | 56.4 % |
h. Përqindja e sipërfaqes bruto banuese në proporcion me sipërfaqen e parcelës kadastrale. | - % |
i. Përqindja e sipërfaqes së përdorshme nëntokësore në proporcion me sipërfaqen e parcelës kadastrale. | 2.1 % |
j. Numri i hapësirave për vendparkime të automjeteve. | 6 |
k. Materialet në sipërfaqet e jashtme të ndërtesave të reja: | Fasada-tullë e kuqe, Cokulla- Styrodur, Kulmi-panele sandwich |
l. A ka qasje të pakufizuar në rrugë publike dhe infrastrukturë publike? Po x Jo Nuk aplikohet | |
m. Shfrytëzimi i propozuar a do të gjenerojë ndotje të mjedisit apo zhurmë më të madhe se sa zona përreth? Po Jo x Nuk aplikohet Sqaro: | |
n. A është ndonjë nga punët ndërtimore në Zona të Mbrojtura, Zona të Veçanta, ose Zona të Veçanta të Mbrojtura? Po Jo x Nuk aplikohet Sqaro: |
Njoftimi publik : Shkarko