Intervenim i domosdoshëm në nënstacionin 110/10kV Rahovec
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 01 Mars 2020 (E Diele), nga ora 08:00 deri në 09:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10kV Rahoveci. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar largimin e materialeve të bartura nga shpendët në portalet e zbarrave 110 kV.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga në NS 110/10kV Rahoveci, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 30MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.