Nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Historike nga gjashtë Operatorët e Sistemit të Transmisionit në Ballkanin Përendimor: Një marrëveshje e re për të përmirësuar integrimin e sistemit energjitik në Evropën Juglindore


12/13/2024

13 Dhjetor, 2024

Gjatë dy viteve të fundit, gjashtë Operatorët e Sistemit të Transmisionit nga Ballkani Perëndimor – KOSTT, CGES, MEPSO, NOSBiH, OST dhe EMS, kanë punuar me fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian, me ndihmën e ENTSO-E, në përforcimin e sistemit rajonal të energjisë në Evropën Juglindore.

Ndonëse udhëtimi nuk ka qenë pa sfida, të gjitha OST-të e interesuara pajtohen se tani nevojitet urgjentisht një kornizë e re për bashkëpunim në rajon. Pas një raundi intensiv diskutimesh dy palëshe dhe shumë palëshe të ndërmjetësuara nga ENTSO-E, OST-të e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për një kornizë gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin e tyre në vitet në vijim, për të bashkëpunuar dhe për të ecur përpara.

Komunikata e plotë e lëshuar sot me datë 13 dhjetor, 2024 nga ENTSO-E mund të gjindet në linkun në vijim (kliko këtu për Komunikatën e ENTSO-E https://bit.ly/49F95qE).

Kjo arritje është historike për 6 vendet e Ballkanit perendimor dhe paraqet një hap teje të rëndësishëm drejt orientimit evropian të KOSTT. Teksi i plotë ideklaratës së nënshkruar mund të gjindet në linkun në vijim (kliko këtu për Deklaratën e Përbashkët http://bit.ly/4iyuqpE)

KOSTT mbetët i përkushtuar dhe është duke punuar pa rreshtur për anëtarësim sa më të shpejtë në familjen evropiane të OST-ve në ENTSO-E përmes projektit të financuar nga AFD dhe në bashkëpinim me OST Franceze, RTEi. Anëtarsimi në ENTSO-E mbetet një nga prioritetet kryesore strategjike të shtetit të Republikës së Kosovës dhe KOSTT-it.

Me rastin e arritjes së kësaj marrëveshje historike, KOSTT dëshiron thellësisht të falenderoj Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Ekonomisë, dhe partnerët ndërkombëtar për lidershipin dhe mbëshetjen e ofruar drejtë arritjes së kësaj marrëveshje, e në veçanti rolin lehtësues të ENTSO-E në këtë proces.