Nënshkruhet marrëveshja e re e Kyçjes dy vjeçare KOSTT-ETNOS/E: Edhe një arritje e rëndësishme e shtetit të Republikës së Kosovës


9/30/2024

Pas përballimit të sfidave të shumta dhe përpjekjeve të palodhshme, Kosova shënon edhe një sukses të jashtëzakonshëm me nënshkrimin ??e Marrëveshjes së Re për Kyçje midis KOSTT dhe ENTSO-E. Përkundër devijimeve të shkaktuara nga konsumi i energjisë elektrike të pa paguar në komunat veriore ndër vite, KOSTT megjithatë arriti të përmbush të gjitha obligimet e marrëveshjes së mëparshme dhe ka siguruar një të ardhme të ndritshme për sistemin energjetik të Kosovës. Kjo marrëveshje, që shënon një moment shumë të rëndësishëm për vendin, e vendos fuqishëm Republikën e Kosovës në hartën energjetike evropiane si një shtet të pavarur dhe me ndikim. Marrëveshja siguron kontrollin e plotë të KOSTT mbi kufijtë energjetikë? të Kosovës dhe forcon bashkëpunimin strategjik me Shqipërinë për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve energjetike në rajon. Në një kohë kur stabiliteti energjetik është kyç për zhvillimin e shtetit, kjo marrëveshje forcon themelet për një të ardhme energjetike të sigurtë, të pavarur dhe efikase për Kosovën.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Evetar Zeqiri, duke theksuar rëndësinë e këtij suksesi, tha: “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Re të Kyçjes KOSTT-ENTSO/E përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme, jo vetëm për KOSTT, por për mbarë Republikën e Kosovës????. Kjo marrëveshje e fuqizon më tej pavarësinë tonë energjetike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që jo vetëm të përmbushim të gjitha obligimet e kësaj marrëveshjeje, por të luajmë një rol kyç në sigurimin e stabilitetit energjetik në rajon. Ky është një hap i madh përpara për të ardhmen e energjisë në Kosovë.”

Marrëveshja e Re për Kyçje, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026, sjell standarde të reja teknike dhe përforcon kapacitetin e Kosovës për të qenë një akter i rëndësishëm në sistemin energjetik të Evropës. Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet pjesë integrale e infrastrukturës energjetike evropiane, duke rritur ndikimin dhe sigurinë e saj.

KOSTT falënderon institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, kompanitë homologe të ENTSO-E????, të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë mbështetur këtë rrugëtim të rëndësishëm për të ardhmen energjetike të Kosovës.