
KOSTT promotor i Barazisë Gjinore
Këtë vit, KOSTT ka aprovuar dhe filluar zbatimin e Strategjisë për Barazi Gjinore, Diversitet dhe Gjithëpërfshirje, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Strategjia synon rritjen e përfaqësimit të grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrëse, duke promovuar diversitetin dhe përfshirjen e tyre në të gjitha nivelet me fokus të veçantë në fuqizimin e lidershipit të grave. Si pjesë e këtij angazhimi, Kryeshefi Ekzekutiv, z. Evetar Zeqiri, ka nominuar inxh. Diedona Breca për Programin Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), i cili është mbështetur nga Këshilli Amerikan dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë
.
Programi IVLP, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, ka për qëllim ndërtimin e njohurive dhe aftësive në fushat e energjisë së ripërtëritshme dhe aktivizmit qytetar. Pjesëmarrësit nga e gjithë bota do të kenë mundësinë të mësojnë rreth politikave dhe praktikave të energjisë së ripërtëritshme në SHBA, të krijojnë lidhje me ekspertët dhe të bashkëpunojnë në projekte globale për një të ardhme të qëndrueshme.
KOSTT mbetet i përkushtuar në zhvillimin e liderëve të rinj dhe fuqizimin e grave në sektorin e energjisëpërmes programeve dhe nismave të tilla, duke kontribuar për një të ardhme më të mirë dhe më të gjelbër për Kosovën.
Suksese Diedona!