Bursistet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të financuara nga KOSTT takohen me Kryeshefin ekzekutiv


7/23/2024

Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Evetar Zeqiri, mikpriti studentet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK), të cilat janë përfituese të bursave????? të ndara nga KOSTT për vitin akademik 2023/2024. Gjatë vizitës, z. Zeqiri pati mundësinë të njihet me studentet dhe të diskutojë rreth rolit dhe përgjegjësive të tij në sektorin e energjisë?.

Ndër të tjera z.Zeqiri falënderoj studentet për vizitën dhe shtoi se “Këto bursa janë pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur zhvillimin profesional dhe edukimin e brezit të ri të profesionistëve në sektorin e energjisë me qëllim të promovimit dhe avancimit të gruas në këtë sektor”

??Përfitueset e bursave shprehën falënderimet e tyre për mundësinë dhe mbështetjen e ofruar nga KOSTT. Ato vlerësuan veçanërisht qasjen praktike dhe mundësinë për të mësuar nga përvoja e drejtuesve të lartë në sektorin e energjisë.

?Kjo vizitë u organizua në kuadër të programit të mentorimit nga Women in Energy Mining (WEM) dhe mbështetjes për këto studente, program ky që synon të avancojë zhvillimin e tyre profesional dhe njohuritë në sektorin e energjisë.