Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 125/1
Sot me 11 mars 2020, në ora 09:17 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 108 (125/1) me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë kanë mbetur pa tension NS 110/10 kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masa për eliminimin e problemit të paraqitur. Si rezultat furnizimi me energji elektrike në NS Vushtrria 2 dhe në NS Trepça është kthyer në ora 10:50.
Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në Rrjetin e Transmetimit dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.