Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, pjesë e panelit në uebinarin "Zbutja e efekteve të COVID-19 në ndërmarrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Lindore"


4/16/2020

Nën organizimin e Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Edison Electric Institute nga Washington DC dhe USEA Energy Technology and Governance Program (ETAG), Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M.Shala ishte pjesë a panelit diskutues në uebinarin me temë “Zbutja e efekteve të COVID-19 në ndërmarrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropën Lindore”.

Në kuadër të uebinarit u prezentuan praktikat më të mira të menaxhimit në vazhdimësi të punës së ndërmarrjeve gjatë pandemisë COVID-19. Para më shumë se 125 pjesëmarrësve online nga vende të ndryshme të botës, z.Shala prezentoi masat e ndërmarra nga KOSTT për ruajtjen shëndetit të punonjësve gjatë periudhës së pandemisë si dhe masat që janë ndërmarrë për të siguruar operimin e sigurtë dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës.