Kryeministri i Kosovës në detyrë z.Albin Kurti vizitoi KOSTT-in, pas suksesit të arritur me votimin e Marrëveshjes së re të Kyçjes KOSTT/ENTSO-E
Sot në ambientet e ndërtesës qendrore të KOSTT, menaxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ilir M. Shala, pritën në takim Kryeministrin e Kosovës në detyrë z.Albin Kurti dhe Ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj.Rozeta Hajdari me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast z.Shala njoftoi delegacionin qeveritar për së afërmi në lidhje me procesin e votimit të djeshëm të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, nga ana e Operatorëve së Sistemit të Transmetimit (OST) të vendeve të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E. Sipas z.Shala, pas nënshkrimit në javët në vijim, Marrëveshja e re e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E do të hyj në fuqi me datë 15 maj 2020. Ai sqaroi që me këtë zhvillim tani KOSTT-it dhe Republikës së Kosovës do t’i njihen kufijt energjetik si zonë rregulluese brenda Bllokut Rregullues AK me Republikën e Shqipërisë. Tutje ai njoftoi që devijimet ndaj rrjetit ndërkombëtar evropian për shak të furnizimit të veriut të Kosovës do të ndërprehen.
Kryeministri në detyrë Kurti përgëzoi KOSTT-in për suksesin e madh që është arritur dje me pavarësimin elektro-energjetik të Kosovës dhe bërjen e KOSTT operator me të drejta të barabarta me homologët e tjerë evropian.
Delegacioni qeveritar u njoftuan që me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes, alokimi i kapaciteteve të interkoneksionit dhe menaxhimi i kongjestioneve të rrjetit interkonektiv të Kosovës do të realizohet brenda strukturës së Bllokut Rregullues AK dhe jo më nga EMS (Serbi), ku edhe të hyrat nga këto aktivitete do të mblidhen nga Blloku, përkatësisht nga KOSTT. Ky zhvillim tutje i hap rrugë KOSTT-it për integrimin në tregun rajonal të energjisë, pjesëmarrjes në bursën shqiptare të energjisë (APEX) si dhe vënies në operim të linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri. Kryeministri në detyrë Kurti shprehu përkrahjen për KOSTT për të gjitha këto procese të pritura në vijim.
Delegacioni qeveritar gjithashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga u njoftuan rreth operimit në kohë reale të Sistemit të Transmetimit së Republikës së Kosovës.