Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 110/10(20) kV Prishtina 6
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 06 Dhjetor 2019, nga ora 00:00 deri në 04:00 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e nënstacionit 110/10(20)kV Prishtina 6. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e parë të transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë.
Gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 12MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.