Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat” në NS 110/35/10 kV Theranda
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 09, 11 dhe 13 Dhjetor 2019, nga ora 08:00 deri në 11:00 si dhe nga ora 13:00 deri në 17:00, do të bëhet shkyçja e daljeve 10kV Peçani dhe Studentiçan në Nënstacionin 110/35/10kV Theranda. Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar punimet për montimin e përçuesve në linjën 110kV që është në ndërtim, e cila lidhë Nënstacionin Theranda me Nënstacionin Rahovec.
Gjatë kohës së lartë cekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga daljet 10kV Peçan dhe Studentiçan në Nënstacionin 110/35/10kV Theranda, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 6MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.