Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat, L 110 kV NS Theranda - NS Rahoveci”
Në vazhdimësi të përmbushjes së objektivave strategjike të kompanisë, KOSTT Sh.A njofton opinionin që, me datë 16 Maj 2020 (E Shtunë) nga ora 06:00 deri në 08:00, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS 110/35/10(20)kV Theranda me NS 110/35/10(20)kV Rahoveci, do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva.
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga NS Malisheva, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për këtë rajon.
Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.