Menaxhmenti i KOSTT priti në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë


5/7/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M.Shala me bashkëpunëtorë, pritën sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, udhëhequr nga u.d. Kryesuesi i Bordit z.Arsim Janova.

Menaxhmenti i KOSTT njoftuan nga afër përfaqësuesit e ZRrE në lidhje me procesin e votimit të Marrëveshjes së re të Kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E dhe përgatitjet nga ana e KOSTT për fillimin e operimit si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues AK, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes në fjalë.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe rreth funksionimit, stabilitetit dhe qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë në Kosovë në situatën aktuale të përmballjes me pandeminë COVID-19, me ç ‘rast z.Shala njoftoi ZRrE-në rreth menaxhimit të suksesshëm të situatës përmes masave, që janë ndërmarrë për të mbrojtur shëndetin e punonjësve si dhe për të siguruar funksionimin e sigurt dhe stabil të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës, në përputhje me kërkesat dhe rekomandimet e insitucioneve shtetërore dhe shëndetësore për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Me këtë rast, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në krye me z.Janova përgëzoi KOSTT-in për suksesin e arritur në votimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E.