Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat, L 110 kV, NS Theranda - NS Rahoveci”
KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110kV NS 110/35/10(20)kV Theranda-NS 110/35/10(20)kV Rahoveci, me datë 30 Maj 2020 (E Shtunë) do të shkyçen linjat si në vijim:
-nga ora 08:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10kV Studençan dhe Peqan në NS Theranda (Redukimi i parashikuar 4MW)
-nga ora 14:00 deri në 16:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Peqan në NS Theranda (Redukimi i parashikuar 2MW)
Gjatë intervaleve të lartcekura kohore, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga këto linja, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për këtë rajon.
Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.