Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M. Shala me bashkëpunëtorë sot realizuan vizitë pune në Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Shqipërisë (OST), në Tiranë.


6/11/2020

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir M. Shala me bashkëpunëtorë sot realizuan vizitë pune në Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Shqipërisë (OST), në Tiranë. 

Në takimin i cili u realizua me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe nga Shqipëria në krye me Administratorin e OST z.Skerdi Drenova, u diskutuan tema me interes për të dyja institucionet si:

    shkëmbimi i informatave dhe përgatitjet e operimit të Bllokut Rregullues Kosovë - Shqipëri (Blloku AK)

    zhvillimi i tregut të përbashkët të energjisë elektrike Kosovë - Shqipëri

    harmonizimin e planeve zhvillimore në rrjetin e transmetimit 

    avansimin e sistemeve telekomunikuese si dhe mundësitë e komercializimit të fibrave optike në linjat interkonektive