Energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/35/10(20)kV Theranda me NS 110/35/10(20)kV Rahoveci


6/17/2020

KOSTT sh.a njofton qytetarët që nesër me datë 18 qershor 2020 (E Enjte), në ora 14:00 planifikohet të lëshohet nën tension (energjizohet) linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 110/35/10(20)kV Theranda me NS 110/35/10(20)kV Rahoveci.

Linja në fjalë me gjatësi prej 16.5 km e shtrirë në 57 shtylla elektrike kalon në vendbanimet: Therandë, Reshtan, Studenqan, Samadrexhë, Opterushë, Zoqishtë, Brestofc, Hoqë e Madhe, Rahovec.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.