Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1– Nënstacionet - NS Rahoveci”
KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për vendosjen e kabllit optik OPGW (Optical Ground Wire) të ri në largpërçuesin LP 110kV Rahovec- Therandë si dhe zhvendosjen e kabllit optik OPGW të vjetër në largpërçuesin LP 110kV NS Prizren 2- NS Rahovec, me datë 20 Qershor 2020 (E Shtunë) do të realizohen shkyçjet si në vijim:
-Nga ora 07:00 deri në 10:00 largpërçuesi LP 110 kV, NS Prizren 2 – NS Rahovec,
-Nga ora 07:00 deri në 08:00 largpërçuesi LP 110 kV, NS Rahovec -NS Theranda, tansformatorët energjetik TR1 110/35/10kV dhe TR2 110/35/10kV në NS Rahovec dhe largpërçuesi LP 35kV Malisheva
-Ndërkaq, nga ora 07:00 deri në 09:00, do të bëhet shkyçja e largpërçuesit LP 35kV Xërxa
Gjatë intervalit kohor 07:00 deri në 08:00, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga NS Rahoveci, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 22MW), ndërsa qytetarët/institucionet që furnizohen nga largpërçuesi LP 35kV Xërxa do të mbesin pa energji elektrike nga ora 07:00 deri në orën 09:00 (redukimi i parashikuar 6MW)
Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.