Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV L108, NS Kosova A-NS Vushtrria 2


6/18/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, nesër me datë 19 qershor 2020 (E Premte), nga ora 07:00 deri në 07:30 do të shkyçet largpërçuesi 110 kV L108 që lidhë Nënstacionin Kosova A me Nënstacionin (NS) Vushtrria 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar largimin e një qeseje najlloni të varur në përçuesit fazor dhe izolatorin e largpërçuesit.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 14MW).

Intervenimi në fjalë, do të ndikoj në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.