Mesazhi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri


6/23/2020

Përkushtimi i gjithë shoqërisë për fuqizim të gruas dhe sigurimin e mundësive të barabarta pa dallim gjinie, janë thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror.

Puna profesionale dhe përkushtimi nuk njohin gjini, por janë vlera esenciale që shpiejnë drejt sukseseve. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri, i falënderojmë punonjëset e KOSTT për kontributin e çmuar në përmbushjen e misionit për operim të sigurt dhe të besueshëm të Sistemit të Transmetimit dhe operim efikas të tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës.

Puna dhe sukseset tuaja janë inspirim për vajzat e reja dhe obligim për të gjithë shoqërinë që agjenda për barazinë gjinore në sektorin e energjisë të avansoj tutje!