Me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të themelimit, KOSTT sh.a ndau mirënjohje për punëtorët e dalluar
Sot, me datë 30 Qershor 2020, për nderë të katërmbëdhjetë vjetorit të themelimit të KOSTT sh.a, në ambientet e ndërtesës qendrore të KOSTT-it, u ndanë mirënjohjet për punëtorët e përzgjedhur.
Për shkak të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, për dallim nga vitet paraprake, këtë vit KOSTT po shënon një përvjetor më ndryshe dhe për të vlerësuar punën e palodhshme dhe angazhimin e punonjësve, ndau mirënjohje punëtorëve për kontribut të veçantë për kujdesin ndaj shëndetit të punonjësve, promovim të vlerave të barazisë gjinore si dhe mirënjohje për punëtorët e dalluar.
Me këtë rast Kreyshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir M.Shala u shpreh “Puna dhe përkushtimi i juaj, dhe i shumë kolegëve tanë është motivi ynë shtesë që të vazhdojmë me realizimin e objektivave të kompanisë, arritje të sukseseve madhore dhe njëherësh të vazhdojmë t’i nxisim të gjithë punonjësit e kompanisë sonë që të punojmë edhe me më shumë elan në të ardhmen”.
Me qëllim të motivimit të punonjësve të kompanisë, praktika të tilla për ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për punonjësit e dalluar, KOSTT ka aplikuar edhe në vitet e kaluara por do të vazhdojë edhe në të ardhmen.