Intervenim i domosdoshëm në NS 220/10(20) kV Drenasi


7/3/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 05 Korrik 2020 (e Dielë), nga ora 08:00 deri në 11:00, si dhe nga ora 14:00 deri në 17:00  do të bëhet shkyçja e nënstacionit 220/10(20)kV Drenasi, për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për rregullimin e kabllit optik OPGW në nënstacionin në fjalë.  
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.