Studentët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Haaga-Helia nga Finlanda vizituan KOSTT sh.a


12/9/2019

Duke përdorur një qasje unike arsimore që lëviz përtej leksioneve në klasë, një grup studentësh të Universitetit të Shkencave të Aplikuara Haaga-Helia nga Finlanda në krye me profesorin e biznesit ndërkombëtar  Dr. Evariste Habiyakare vizituan Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a.).

Përmes prezantimeve të ndryshme nga ekspertë të fushës, studentët patën mundësi të informohen për veprimtarinë dhe rolin e KOSTT në sektorin e energjisë në Kosovë, zhvillimin e tregut, të ardhmen e industrisë energjetike si në Kosovë ashtu edhe në spektrin global,  kulturën e të bërit biznes në sektorin e energjisë në Kosovë si dhe qasjen ndaj publikut në këtë drejtim.

Me këtë rast, Alban Imeri-Drejtor i Departamentit për Zhvillim të Rrjetit dhe Projekteve në KOSTT së bashku me bashkëpunëtorët , falënderuan Dr. Evariste Habiyakare dhe studentët pjesëmarrës për interesimin që kanë shprehur për t’u njohur për së afërmi me veprimtarinë e KOSTT dhe zhvillimet aktuale në sektorin e energjisë, ndërsa të rinjët nga Finlanda u ndanë shumë të kënaqur me mikpritjen si dhe me informacionet që morën në kuadër të vizitës që zhvilluan.