Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat, L 110 kV, NS Kosova A- NS Lipjan”


7/10/2020

KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110kV që lidhë NS 220/110kV Kosova A me NS 110/35/10kV Lipjan, me datë 12 Korrik 2020 (E Dielë), nga ora 08:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Preoc (Uglar).
Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 3MW).
Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit.
Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.