Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” në NS 110/10(20) kV Dardania


7/11/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 14 Korrik 2020 (e Martë), nga ora 00:00 deri në 06:00 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e tansformatorit energjetik TR2 110/10kV në nënstacionin 110/10(20)kV Dardania (Prishtina 6), për të mundësuar punimet gjatë përfundimit të punëve në kthinat 10kV në nënstacionin në fjalë.


Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)


Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.