FTESË PËR TENDER PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVAVE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS
1. Përshkrim i shkurtër i procedurës së përzgjedhjes, Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT menaxhon dhe operon me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës.
Me qëllim të operimit stabil dhe të besueshëm të sistemit elektroenergjetik, KOSTT është i obliguar të sigurojë shërbimet ndihmëse, pjesë e së cilës është Rezerva për Restaurimin e Frekuencës (FRR). KOSTT është i obliguar të bëjë prokurimin për këto shërbime ndihmëse në tregun e energjisë elektrike nga ofruesit e shërbimeve, të cilët i plotësojnë kushtet administrative dhe teknike të ofrojnë shërbimin e Rezervës për Restaurimin e Frekuencës, në pajtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
KOSTT fton palët e interesuara, që janë të kyçura në Zonën LFC KOSTT dhe i plotësojnë kushtet për ofrimin e shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës, të marrin pjesë në tenderin e organizuar nga KOSTT për ofrimin e shërbimit të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës (FRR). Tenderi për ofrimin e shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës do të organizohet në tre Llote:
Llot 1: Ofrimin e shërbimeve të Rezervës Automatike për Restaurimin e Frekuencës (aFRR) të rregullimit ngritës me kapacitet 12MW dhe të rregullimit zbritës me kapacitet 12MW.
Llot 2: Ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të rregullimit ngritës me kapacitet në brezin mes 10MW dhe 67MW.
Llot 3: Ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të rregullimit zbritës me kapacitet në brezin mes 10MW dhe 90MW.
Palët e interesuara mund të kërkojnë tender dosjen nga personi kontaktues, e cila përbëhet nga:
a) KOSTT – Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës;
b) KOSTT – Shpjegimet për Kontratat e Shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës dhe Udhëzimet Tenderuese;
c) KOSTT – Kriteret për Vlerësimin e Ofertave për Shërbimet e Rezervës për Restaurimin e Frekuencës;
d) KOSTT – Forma për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës;
e) KOSTT – Shablloni i Kontratës për Shërbimet e Rezervës për Restaurimin e Frekuencës.
Palët e interesuara mund të dorëzojnë ofertën e tyre për Lotet që konsiderojnë se mund të ofrojnë shërbim (për një, dy apo të tre Llotet).
Oferta duhet të dorëzohet në një zarf me shënimin:
“Oferta për Rezervën për Restaurimin e Frekuencës (FRR)-KOSTT-(Shënohen Lotët për të cilat është dhënë ofertë)”, dhe shënohet emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën – Zarfi Nr.1.
Në Zarfin Nr. 1 vendosen zarfe të veçanta:
- Zarfi me Kushtet Teknike dhe Administrative, i cili përmban dokumentet e kërkuara në të cilin shënohet “Oferta për Rezervën për Restaurimin e Frekuencës (FRR)- KOSTT-Kushtet teknike dhe administrative” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën;
- Zarfet me Oferta Komerciale me çmimet përkatëse për secilin Llot veç e veç, në të cilët shënohet “Oferta për Rezervën për Restaurimin e Frekuencës (FRR)-KOSTT- (Shënohet Lloti përkatës për të cilën dorëzohet oferta komerciale)-Oferta Komerciale” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën sipas “Formës për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës për Lotin përkatës”.
Pala, që nuk i plotëson kushtet teknike dhe administrative në përputhje me Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës për Restaurimin e Frekuencës (FRR) do të diskualifikohet dhe pala do të njoftohet për arsyet e diskualifikimit para datës së caktuar për hapjen e ofertave komerciale. Nëse pala diskualifikohet, Oferta komerciale e palës përkatëse nuk do të hapet.
Pala, e cila diskualifikohet ka të drejtë të paraqes ankesë me shkrim për shkeljen eventuale, përmes e-mailit tek KOSTT, brenda 24 orësh nga momenti i njoftimit nga KOSTT.
Në këtë ankesë, ankimuesi duhet të paraqes emrin dhe adresën, referimin për procedurën konkrete, ku ka marrë pjesë, bazën ligjore dhe përshkrimin e shkeljes së pretenduar.
Hapja e ofertave komerciale të palëve të kualifikuara do të jetë publike dhe palët e interesuara kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, ku do të bëhet radhitja e ofertave nga oferta më e lirë.
KOSTT mundet që në çdo kohë deri në lidhjen e kontratave për ofrimin e shërbimeve të Rezervave për Restaurimin e Frekuencës (FRR) të anulojë pjesërisht ose tërësisht tenderin/ftesën për oferta për FRR, dhe palët ofertuese me dorëzimin e ofertës pranojnë dhe njohin këtë të drejtë të KOSTT-it.
2. Afatet kohore, Datat kyçe për këtë xhiro të tenderit janë dhënë në tabelë:
Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit | 27.07.2020 |
Afati i fundit për dorëzimin e tenderit | 06.08.2020, deri në ora 16:00 |
Njoftimi i palëve për kualifikim | 12.08.2020 |
Dorëzimi i ankesave nga palët e diskualifikuar | 13.08.2020 |
Përgjigje në ankesat e palëve | 17.08.2020 |
Hapja e pjesës komerciale të tenderëve të palëve të kualifikuara | 19.08.2020 |
Njoftimi i rezultateve të tenderit | 31.08.2020 |
Afati i fundit për nënshkrimin e Marrëveshjes për Shërbimin e Rezervës për Restaurimin e Frekuencës | 16.09.2020, në ora 10:00 |
Data indikative e fillimit të ofrimit të shërbimit | 01.10.2020, në ora 00:00, apo sipas njoftimit me shkrim nga KOSTT |
Dokumentet e nënshkruara duhet të dorëzohen në KOSTT me shkrim nëpërmes postës ose të dorëzohen në kopje fizike në selinë e KOSTT-it në adresën: Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu – KOSTT sh.a., Rr. Isa Boletini, Nr. 39. 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, para afatit të fundit për dorëzimin e tenderit.
Për informata shtesë dhe pyetje sqaruese palët mund të adresojnë e-mail te: Shyqeri Morina, përmes e-malit: shyqeri.morina@kostt.com, në kopje, cc: skender.gjonbalaj@kostt.com
Nuk lejohet dhe nuk pranohet asnjë komunikim telefonik ndërmjet palëve dhe zyrtarëve të KOSTT-it lidhur me “Ofertat për Rezerva për Restaurimin e Frekuencës (FRR)-KOSTT”.
Shënim: Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i hartuar nga KOSTT dhe të pranuara nga palët përkatëse në këtë tender janë pronësi intelektuale e KOSTT sh.a.
Shkarko dokumentin : këtu.