Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3– Linjat, L 110 kV, NS Kosova A- NS Lipjan”


7/16/2020

KOSTT sh.a njofton opinionin që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për vazhdimin e ndërtimit të linjës së re të tensionit të lartë 110kV që lidhë NS 220/110kV Kosova A me NS 110/35/10kV Lipjan, me datë 18 Korrik 2020 (E Shtunë), nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e linjës 10kV Preoc (Uglar).

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët/institucionet të cilat furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 3MW).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.