Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10kV Prizren 1


7/23/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 25 Korrik 2020 (e Shtunë), nga ora 07:00 deri në 09:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 (110/10 kV) në NS 110/35/10kV Prizren 1, për të mundësuar kontrollimin e pajisjeve primare nga SCADA.  

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori energjetik T3 (110/10kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 10MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.