Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 125/1


12/17/2019

Sot me 17 dhjetor 2019, në ora 10:59 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 125/1 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë kanë mbetur pa tension NS 110/10 kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça. 

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masa për eliminimin e problemit dhe si rezultat në ora 12.43 largpërçuesi në fjalë është kthyer në operim. 

Si pasojë e kësaj rënie, konsumatorët e NS Vushtrria 2 dhe NS Trepça,  kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1h e 44 minuta me ngarkesë rreth 28 MW.

Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në rrjetin transmetues dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.