Punime në kuadër të projektit "Zhvillimi i Sistemit Transmetues- LOT 1 Nënstacionet" në NS 110/10(20)kV Dardania


8/8/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 10 Gusht 2020 (e Hëne) nga ora 00:10 deri në 06:10, do të bëhet shkyçja e nënstacionit 110/10(20)kV Dardania (Prishtina 6) për të mundësuar punimet përfundimtare në kuadër të këtij projekti.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 10MW).

Ky projekt i KOSTT bashkëfinancohet me Bankën Evropiane per Rindërtim dhe Zhvillim BERZH.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.