Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prishtina 1


12/20/2019

Njoftohen qytetaret që sot me datë 20 dhjetor 2019, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 11:31 deri në 12:00, është bërë shkyçja e transformatorit TR1 110/35/10 kV në NS Prishtina 1. Shkyçja ka qenë e domosdoshme për të mundësuar sanimin e një defekti të ndjeshëm që është paraqitur në fushën e transformatorit në fjalë.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori TR 1 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 me ngarkesë prej 23 MW kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, për 29 minuta në periduhën kohore të lartëcekur.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.