Punime në NS 110/35/10 kV Prishtina 1 në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT


8/28/2020

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projekteve zhvillimore të KOSTT, me datë 30 gusht 2020 (E Dielë) nga ora 04:00 deri në ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 110/35/10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1. Shkyçja është e nevojshme për krijimin e kushteve të sigurisë në punë gjatë kyçjes së trafofushës së re 10 kV në kuadër të projektit për montimin e kthinës së re dhe kabllove 10 kV në transformatorin TR 1.


Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator (ana 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 12 MW). 


Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.


KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.