Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prizren 1
Njoftohen qytetaret që me datë 22 dhjetor 2019, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga ora 23:05 deri në ora 03:49 është bërë shkyçja e transformatorit TR3 110/10 kV në NS Prizren 1. Shkyçja ka qenë e domosdoshme për të mundësuar sanimin e një defekti të paraqitur në anën 10kV të fushës së transformatorit në fjalë.
Qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori TR 3 në NS 110/10 kV Prizren 1 me ngarkesë prej 17 MW kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, për 4 orë e 39 minuta në periudhën kohore të lartëcekur.
Punimet në fjalë, kanë ndikuar në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.