Nënshkruhet Marrëveshja për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të Kosovës të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtërishme të energjisë
Sot më 11 shtator 2020 Kryeshefi Ekzekutivi KOSTT z.Ilir M. Shala dhe drejtori I Dardana Invest z.Sait Vokshi në nshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të gjeneratorit me erë KITKA, zgjerimi kapaciteteve gjeneruese ekzistuese për 20 MW.
Investimet e vazhdueshme të cilat I ka realizuar KOSTT në Sistemin e Transmetimit të Kosovës në mënyrë të vazhdueshme, kanë krijuar kushte të favorshme për akomodimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe njëherit përkrahjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme në rrjetin e transmetimit.
Pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT dhe nënshkrimit të marrëveshjes, kapacitetet e zgjeruara të KITKA planifikohet të ndërtohen deri në vitin 2022 kur dhe do të kyçen në rrjetin e tensionit të lartë 110 kV.