KOSTT i bashkohet UNICEF Kosova dhe Kosovo CSR Network në kampanjën #united4children dhe #back2school


9/14/2020

Në mbështetje të përkushtimit të vazhdueshëm të KOSTT sh.a, në implementimin e parimeve të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatave, si për nga aspekti i veprimtarisë që ushtron, ashtu edhe me përkrahje filantropike të kohëpaskohshme për komunitetin duke bërë përpjekje për të ndikuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenien e shoqërisë sonë, KOSTT iu bashkua kampanjës së UNICEF dhe Kosovo CSR Network #united4children dhe #back2school që fëmijët të vihen në qendër të planeve të reagimit dhe rimëkëmbjes nga COVID-19 në Kosovë.

Në këtë kontekst, sot më 14 Shtator 2020, përfaqësueset nga KOSTT znj. Zana Bajrami-Rama Menaxhere e Zyrës për Komunikim dhe Relacione me Publikun dhe znj. Fëllënza Xhelili-Fiqi Drejtoreshë e Departamentit për Çështje Rregullative dhe Tarifa, së bashku me përfaqësuesit nga Komuna e Prishtinës përkatësisht Zëvendës Kryetari i Komunës z. Muhedin Nushi dhe Drejtoresha për Arsim znj. Shpresa Shala si dhe Kosovo CSR Network vizituan ShML “Xhevdet Doda”, për të bërë dorëzimin e përkrahjes së KOSTT, të përbërë me pako higjienike madhore, e cila përfshinë termometër infrared, produkte larëse për pastrimin e hapësirës dhe ambientit, dezinfektues për duar dhe sapun të lëngët.

Pakot në fjalë do t'iu shpërndahen gjithashtu edhe shkollave të mesme të larta:  ShML “Eqrem Qabej”, ShML “Gjin Gazuli”, dhe ShML “ Hoxhë Kadri Prishtina”

KOSTT sh.a uron të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit një vit të mbarë shkollor dhe me plot shëndet!