FTESË PËR TENDER PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVAVE MANUALE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS


9/24/2020

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu i Kosovës – KOSTT Sh.A.

Adresa :                         Rruga: Isa Boletini  Nr.39, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Personi Kontaktues :   Shyqeri Morina, Menaxher i Sektorit për Administrim dhe Zhvillim të Tregut

E-Mail Adresa:              shyqeri.morina@kostt.com

 

FTESË PËR TENDER

PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË REZERVAVE MANUALE PËR RESTAURIMIN E FREKUENCËS

 

  1. Përshkrim i shkurtër i procedurës së përzgjedhjes,  Sipas Ligjit për Energjinë Elektrike, KOSTT menaxhon dhe operon me sistemin e transmetimit të energjisë elektrike të Kosovës.

Me qëllim të operimit stabil dhe të besueshëm të sistemit elektroenergjetik, KOSTT është i obliguar të sigurojë shërbimet ndihmëse, pjesë e së cilës është Rezerva Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR). KOSTT është i obliguar të bëjë prokurimin për këto shërbime ndihmëse në tregun e energjisë elektrike nga ofruesit e shërbimeve, të cilët i plotësojnë kushtet administrative dhe teknike të ofrojnë shërbimin e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës, në pajtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

KOSTT fton palët e interesuara, që janë të kyçura në Zonën LFC KOSTT dhe Zonën LFC OST dhe i plotësojnë kushtet për ofrimin e shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës, të marrin pjesë në tenderin e organizuar nga KOSTT për ofrimin e shërbimit të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR) të  rregullimit ngritës me kapacitet në brezin mes 10MW dhe 31MW.

Palët e interesuara mund të kërkojnë tender dosjen nga personi kontaktues, e cila përbëhet nga:

  1. KOSTT – Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
  2. KOSTT – Shpjegimet për Kontratat e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës dhe Udhëzimet Tenderuese;
  3. KOSTT – Kriteret për Vlerësimin e Ofertave për Shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
  4. KOSTT – Formën për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës;
  5. KOSTT – Shablloni i Kontratës për Shërbimet e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës.

 

Oferta duhet të dorëzohet në një zarf me shënimin  “Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT”, dhe shënohet emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën – Zarfi nr.1.

Në zarfin Nr. 1 vendosen dy zarfe të veçanta:

  • Zarfi Nr. 2 me Kushtet teknike dhe administrative, i cili përmban dokumentet e kërkuara në të cilin shënohet “Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT-Kushtet teknike dhe administrative” dhe emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën; 

 

  • Zarfi  Nr. 3 me Oferta komerciale me çmimet përkatëse, në të cilin shënohet “Oferta për Rezervën Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT-Oferta komerciale” dhe  emri i subjektit dhe adresa e të cilit e dorëzon ofertën sipas  “Formës për Dorëzimin e Ofertave për Ofrimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës”.

Pala, që nuk i plotëson kushtet teknike dhe administrative në përputhje me Kushtet e Përgjithshme për Prokurimin e Shërbimeve të Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës do të diskualifikohet dhe pala do të njoftohet për arsyet e diskualifikimit para datës së caktuar për hapjen e ofertave komerciale. Nëse pala diskualifikohet, Oferta komerciale e palës përkatëse nuk do të hapet.

Pala, e cila diskualifikohet ka të drejtë të paraqes ankesë me shkrim për shkeljen eventuale, përmes e-mailit tek KOSTT, brenda 24 orësh nga momenti i njoftimit nga KOSTT.

Në këtë ankesë, ankimuesi duhet të paraqes emrin dhe adresën, referimin për procedurën konkrete, ku ka marrë pjesë, bazën ligjore dhe përshkrimin e shkeljes së pretenduar.

Hapja e ofertave komerciale të palëve të kualifikuara do të jetë publike dhe palët e interesuara kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, ku do të bëhet radhitja e ofertave nga oferta më e lirë.

KOSTT mundet që në çdo kohë deri në lidhjen e kontratës për ofrimin e shërbimeve për mFRR të anulojë tenderin/ftesën për oferta për mFRR, dhe palët ofertuese me dorëzimin e ofertës pranojnë dhe njohin këtë të drejtë të KOSTT-it.

  1. Afatet kohore,   Datat kyçe për këtë xhiro të tenderit janë dhënë në tabelë:

Afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit

02.10.2020

Afati i fundit për dorëzimin e tenderit

14.10.2020, në ora 16:00

Njoftimi i palëve për kualifikim

16.10.2020

Dorëzimi  i ankesave nga palët e diskualifikuara

19.10.2020

Përgjigje në ankesat e palëve           

20.10.2020

Hapja e pjesës komerciale të tenderëve të palëve të kualifikuara

21.10.2020

Njoftimi i rezultateve të tenderit

23.10.2020

Afati i fundit për nënshkrimin e Kontratës për Shërbimin e Rezervës Manuale për Restaurimin e Frekuencës

28.10.2020, në ora 16:00

Data indikative e fillimit të ofrimit të shërbimit

01.11.2020, në ora 00:00, apo sipas  njoftimit me shkrim nga KOSTT

 

Dokumentet e nënshkruara duhet të dorëzohen në KOSTT me shkrim nëpërmes postës ose të dorëzohen në kopje fizike në selinë e KOSTT-it në adresën: Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu – KOSTT sh.a., Rr. Isa Boletini, nr. 39.  10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, para afatit të fundit për dorëzimin e tenderit.

Për informata shtesë dhe pyetje sqaruese palët mund të adresojnë e-mail te:  Shyqeri Morina, përmes e-malit: shyqeri.morina@kostt.com, në kopje, cc: skender.gjonbalaj@kostt.com

Nuk lejohet dhe nuk pranohet asnjë komunikim telefonik ndërmjet palëve dhe zyrtarëve të KOSTT-it lidhur me “Ofertat për Rezerva Manuale për Restaurimin e Frekuencës (mFRR)-KOSTT”.

Shënim: Të gjitha informatat dhe dokumentacioni i hartuar nga KOSTT dhe të pranuara nga palët përkatëse në këtë tender janë pronësi intelektuale e KOSTT sh.a.