KOSTT merr pjesë në Punëtorinë me temën Dekarbonizimi i Energjisë në Kosovë


9/24/2020

Më 22 Shtator 2020, nën organizim të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW dhe kompanisë Lumenion GmbH dhe me pjesëmarrje të shumë akterëve nga fusha e energjisë në Kosovë, u realizua në mënyrë virtuale Punëtoria me temën Dekarbonizimi i Energjisë në Kosovë.

Prezent në punëtori ishin edhe zv. Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Kadri Kadriu si panelist dhe z. Gazmend Kabashi Menaxheri i Zyrës për Planifikim Afatgjatë dhe Zhvillim, ku përmes prezantimit me temën Evolucioni i Sistemit të Energjisë në Kosovë, z. Kadriu shpalosi të arriturat dhe sfidat e KOSTT në drejtim të bërjes Zonë/Bllok Rregullues i Pavarur e cila rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Re për Kycje KOSTT-ENTSO-E, si dhe zgjerimin e kapaciteteve transmetuese në funksion të akomodimit të mëtutjeshëm të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë Elektrike dhe sfidat e operimit në funksion të integrimit në shkallë të gjerë të BRE.

Në Punëtori u prezantuan rezultatet e studimit para-fizibilitetit për sistemet e akumulimit te energjisë me temperature të lartë në mbështetje të dekarbonizimit të Termocentralit Kosova A, e realizuar nga Lumenion GmbH si dhe shkëmbime të njohurive në lidhje me kushtet teknologjike, ekonomike, financiare dhe rregullatore për sistemet akumuluese te energjisë.