Njoftim për media-Intervenim i domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV LP 126/5 që lidhë NS 110/35 Peja 1 me NS 110/10 Peja 2


11/15/2020

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, ekipet e KOSTT të mirëmbajtjes nga ora 14:00 po realizojnë intervenim të domosdoshëm në largpërçuesin 110 kV LP 126/5 për ndrrimin e izolatorit fazor të dëmtuar. Intervenimi planifikohet të finalizohet deri në ora 15.00

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga nënstacioni 110/10 kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike deri në ora 15:00

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.