#NeJemiKOSTT


5/28/2021

Shpresa Baliu- Krasniqi është Inxhiere e diplomuar në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin e Prishtinës në drejtimin “Sistemet Elektroenergjetike”. Në vitin 2000 filloi punën me kompaninë Gjermane “Steag” në projektin “Studimi i  fizibilitetit për rehabilitimin e termocentralit Kosova A”, në vitin 2002 vazhdoi angazhimin në projektin e përkrahur nga Banka Botërore “ESTAP-Projekti i Asistences teknike për Energji- moduli F”- për pjesën e Distribucionit (Division i KEK-ut). Shpresa  nga viti 2003 punoi si Inxhiniere e Planifikimit Operativ për Selektivitet të Mbrojtjes në Transmision dhe Dispeçing - KEK, ndërsa në vitin 2004 u emërua Inxhiniere  Kontrolli .  Nga viti 2006 vazhdoi punën në Departamentin e Zhvillimit të Rrjetit dhe Projekteve në KOSTT ku aktualisht vazhdon të punoj si Senior Specialist për Zhvillim të Rrjetit dhe Dizajn.

  1. Çfarë ju inspiron ju për të vazhduar punën në sektorin e energjisë/KOSTT?

Meqenëse KOSTT ka një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sektorin e energjisë si dhe është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, kontributi im i dhënë gjatë këtyre viteve në kuadër të KOSTT-it do të thotë shumë për mua dhe e konsideroj si privilegj të madh. Është inspirim dhe njëkohësisht përgjegjësi kur Rrjeti i Transmetimit çdo vit zgjerohet me ndërtimin e infrastrukturës transmetuese të kapaciteve të reja gjeneruese: nënstacioneve dhe me shtim të linjave transmetuese të reja për të rritur sigurinë dhe besueshmërinë e Rjetit të Transmetimit, përveq kësaj edhe me rehabilitimin e nënstacioneve dhe linjave ekzistuese. Progresi i arritur ndër vite më motivon të punoj me përkushtim në zhvillimin e projekteve të reja drejt ngritjes profesionale nga se KOSTT ofron një ambient bashkëpunimi për të gjithë.

  1. Na tregoni ju lutem për një  projekt të veçantë/angazhim specifik apo sfidë me të cilën jeni përballur gjatë punës tuaj profesionale në sektorin e energjisë

Departamenti Zhvillimi i Rrjetit dhe Projekteve përkrah, planifikon dhe zhvillon projektet kapitale nga plani investiv, andaj lirisht mund të themi se puna në kuadër të këtij departamenti nuk është aspak e lehtë dhe përcillet me sfida nga më të ndryshmet.  Meqenëse projektet janë të ndryshme, karakterizohen me aktivitete voluminoze si planifikim të mirëfillt të buxhetit, furnizim, bartjes, instalimit, testimit të funksionimit, komisionimit, lëshimit në operim të pajisjeve të reja duke respektuar të gjitha standardet evropiane, kodit te rrjetit dhe ligjet në fuqi.

Ndër shumë projekte të reja të sistemeve GIS, AIS, linja transmetuese ajrore dhe kabllore për nivelet e ndryshme të tensionit të lartë cilat janë realizuar, mund të veçoj ndërtimin e infrastrukturës për kyçjen në Rrjetin e Transmetimit të Stacioni Gjenerues Energjetik me Erë të KITK-a, me kapacitet gjenerues 34.8MW, i kyçur në nivelin e tensionit 110kV. Fazat nëpër të cilat u zhvillua projekti duke filluar nga: aplikimi, kryerja e analizës teknike, përgatitja e ofertës, nënshkrimi i marrëveshjes për kyçje, përgatitja e specifikimit teknik, pjesa e mbikqyrjes, testimet dhe lëshimi në punë, ishte një periudhë e gjatë, interesante dhe sfiduese e cila rezultoi me sukses pasi në vitin 2018 arritëm kyçjen në Rrjetin e Transmetimit.

  1. A mendoni që roli dhe kontributi i të dy gjinive pa dallim është i rëndësishëm në sektorin e  energjisë dhe çka mendoni se duhet ndërmarrë për të rritur diversitetin gjinor në këtë sektor?

Sigurisht që roli i dy gjinive pa dallim është tejet i rëndësishëm në sektorin e energjisë, shoqëria jonë ka nevojë për një avancim edhe më të madh për sa i përket përfshirjes së gjinisë femërore, me të cilën mendoj se arrihet një qëndrueshmëri, stabilitet, ekuilibrim, efikasitet në zhvillimin dhe përfshirjen në të gjitha proceset dhe shërbimet të cilat i ofron kompania jonë KOSTT. Krahasuar me vitet e mëparshme ka një rritje të diversitetit gjinor në sektorë të ndryshëm në kuadër të kompanisë jo vetëm si numër po në bashkëpunim reciprok dhe se duhet vazhduar më tej me analizimin e gjendjes reale brenda kompanisë në mënyrë që të rriten mundësitë e përfshirjes së femrave në marrjen e përgjegjësive dhe obligimeve në sektorët ku pjesëmarrja është e ulët.


Nexhat Simnica, ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Rrugëtimin në sektorin e energjisë e filloi në vitin 1990 kur edhe u punësua në Ndërmarrjen Punuese Elektroekonimia e Kosovës - Mihja Sipërfaqësore ,,Kosova” Bellaqevc, fillimisht si praktikant në periudhë 1 vjeçare dhe pastaj në pozitën Bashkëpunëtorë Profesional për Plan dhe Analizë. Nga viti 2005 ka filluar punën në Divizionin e Bartjes dhe Dispeçingut në pozitën Specialist i Kontabilitetit Menaxherial dhe buxhetit në kuadër të Departamentit të Financave. Nga viti 2012 deri në vitin 2020 ka mbajtur pozitën Zyrtar Certifikues dhe nga viti 2020 mbanë pozitën e Menaxherit të Sektorit të Planifikimit dhe Kontrollit të Buxhetit në Departamentin e Financave në KOSTT.

  1. Çfarë ju inspiron ju për të vazhduar punën në sektorin e energjisë/KOSTT?

Sektori i energjisë  ka një rendësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të një shoqërie. Të jesh pjesë e këtij sektori është shumë e rëndësishme dhe privilegj, sidomos për mua që kam lindur në fshatin ku janë vu themelet e para të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë. KOSTT është një ndërmarrje publike e rëndësisë së veçantë për sektorin e energjisë e cila i ka kushtuar kujdes permanent ngritjes profesionale dhe freskimit me kuadro të reja duke i mbështetur dhe përkrahur në avancimin e njohurive të reja profesionale me anë të trajnimeve, pjesë e të cilave në mënyrë aktive dhe permanente kam qenë edhe unë. Natyra e punës në KOSTT është mjaft atraktive dhe sfiduese e cila kërkon angazhim dhe përgjegjësi të vazhdueshme me një përkushtim mjaft të lartë.

  1. Na tregoni ju lutem për një  projekt të veçantë/angazhim specifik apo sfidë me të cilën jeni përballur gjatë punës tuaj profesionale në sektorin e energjisë

Puna në Departamentin e Financave është mjaft dinamike dhe sfiduese, e sidomos në KOSTT ku ka një natyre specifike të punës që në shumë Ndërmarrje Publike nuk e hasim.  Si projekt të veçantë mund të përmendi zhvillimin e Modelit Financiar për planifikim afatgjatë financiar të KOSTT ku kam qenë i angazhuar në dizajnimin dhe implementimin e këtij projekti i cili krijon raporte dhe informata të rëndësishme për vendimmarrje nga menaxhmenti i KOSTT sh.a . Falë punës profesionale dhe përkushtimit ekipor, kemi arritë që KOSTT të ketë raporte cilësore dhe të pranueshme për menaxhment,  palë të interesit dhe institucione shtetërore.

  1. A mendoni që roli dhe kontributi i të dy gjinive pa dallim është i rëndësishëm në sektorin e  energjisë dhe çka mendoni se duhet ndërmarrë për të rritur diversitetin gjinor në këtë sektor?

A mendoni që roli dhe kontributi i të dy gjinive pa dallim është i rëndësishëm në sektorin e  energjisë dhe çka mendoni se duhet ndërmarrë për të rritur diversitetin gjinor në këtë sektor?

Padyshim që kontributi i të dy gjinive luan rol të madh në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë. Mendoj se KOSTT  kësaj çështje i ka kushtuar një kujdes të veçantë duke promovuar vlerat dhe duke ngritur vetëdijen tek punonjësit për rëndësinë e  diversitetit gjinor.

Intervistat e fundit

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT