#NeJemiKOSTT


10/3/2023

Hafize Dedaqi ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003. Nga shtatori 2003 deri në shkurt 2004 ka qenë e punësuar në shkollën teknike. Në mars të vitit 2004 është punësuar punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës në Divizionin e Dispeçingut si dispeçere praktikante në Operim të Sistemit duke vazhduar më pas në KOSTT si inxhiniere specialiste në Sektorin për Planifikim Operativ dhe Analizë Afatshkurtër në Operim të Sistemit. Nga shkurti i vitit 2022 Hafizja mbanë pozitën e Menaxherës për Planifikim dhe Analizë Afatshkurtër.

  1. Na tregoni ju lutem pak rrugëtimin tuaj profesional si dhe kontributin tuaj në sektorin e energjisë apo në KOSTT? 

Përvoja ime gati 20 vjeçare në fillim në KEK e pastaj duke vazhduar në KOSTT ka bërë të mundur që të përballem me vështirësi të shumta, por njëkohësisht edhe të kontribuoj në sukseset e kompanisë. Puna në Departamentin e Operimit të Sistemit në Sektorin e Planifikimit Afatshkurtër, nga viti 2004, kur sistemi elektroenergjetik i Kosovës ishte në gjendje jo të mirë, ka ndikuar që si inxhinier të merremi me planifikime operative dhe analiza të shumta, raporte të reja etj. Me zhvillimin e Sistemit Elektro Eenergjetik dhe me zhvillimin e KOSTT jemi zhvilluar edhe ne si inxhinier, që besoj është përvoja më e mirë që mund të fitohet, përvojë e cila sa ka qenë sfiduese ka qenë edhe atraktive.

Angazhimi në softwerët PSSE, SCADA dhe NEPLAN ka ndikuar në perfeksionimin dhe ngritjen profesionale të planifikimit të sistemit si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe në optimizimin e punës së sistemit.

Rrugëtimi i KOSTT për tu bërë Zonë e Pavarur Rregulluese na ka përballur me shumë testime, pjesëmarrje në grupe punuese,  detyra dhe kërkesa të ndryshme. Të gjitha këto kanë qenë edhe një mundësi shtesë shumë e mirë për t’i ngritur njohuritë tona profesionale ku edhe kam pasur privilegjin por edhe përgjegjësinë që gjatë testimit nga ana e ENTSO-E të modelit të rrjetit të KOSTT-it të jem pjesë e grupit për kryerjen e testimit, testim i cili me sukses është kryer sa herë që është kërkuar.  

  1. Çfarë hapash apo veprimesh mendoni se duhet të ndërmerren për të rritur diversitetin gjinor dhe për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës në sektorin e energjisë?

Kontributi i të dy gjinive pa dallim, është i rëndësishëm në secilin sektor e gjithashtu edhe në sektorin e energjisë. Edhe pse sot vërehet një angazhim më i madh i femrave për të studiuar në fushën e energjisë elektrike, kjo reflektohet edhe te punësimi i tyre. Mbetet sfidë ndarja e punës në mënyrë të barabartë, vlerësimi i punës pa dallim në baza gjinore dhe ngritja e tyre në pozita vendim-marrëse.

  1. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë të cilët synojnë zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë?

Në kohë të fundit janë duke ndodhur zhvillime shumë të mëdha në sektorin e energjisë. Kyçja e burimeve të ripërtritshme të energjisë do të sjellë edhe shumë punë rreth planifikimit të konsumit dhe prodhimit të energjisë elektrike. Tani më shumë se kurdoherë më parë do të ketë nevojë për ekspert dhe inxhinier të rinj në sektorin e energjisë.


Zeqirja Konjusha përfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik më 1985, ku pas mbarimit të studimeve u punësua në Elektroekonominë e Kosovës – Mihja Sipërfaqesore e thëngjillit Bardh i madh, ku ka punuar si bashkëpunëtor për financa dhe kontabilitet deri në shtator të vitit 1990.

  1. Na tregoni ju lutem pak rrugëtimin tuaj profesional si dhe kontributin tuaj në sektorin e energjisë apo në KOSTT? 

        Meqenëse deri më 1999 isha i dëbuar nga puna, aktivitetin tim profesional e kam vazhduar në kompanitë e ndryshme private si Kontabilist. Pas luftës me riorganizimin e Korporatës Energjetike të Kosovës u sistemova në ish Elektrobartje dhe Dispiçing – tani KOSTT, ku fillimisht kam punuar si Specialist për Llogari të Arkëtueshme dhe të Pagueshme, pastaj Specialist për Tatime dhe Rregullore dhe aktualisht mbaj pozitën Senior Specialist për Tatime dhe Rregullore në Departament të Financave.

  1. Çfarë hapash apo veprimesh mendoni se duhet të ndërmerren për të rritur diversitetin gjinor dhe për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës në sektorin e energjisë?

Për të rritur diversitetin gjinor, si në të gjitha sektorët, ashtu edhe në sektorin energjetik, gjinisë femërore duhet krijuar hapsira dhe kushte për punësim dhe avansim profesional, për të cilat mendoj që ka filluar të punohet më shumë në këtë drejtim.

  1. Cili do të ishte mesazhi juaj për të rinjtë të cilët synojnë zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë?

Vetëknaqësia është shenja e parë e joperspektivës, andaj angazhimi i vazhdueshëm është thelbësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit energjetik dhe vendit në përgjithësi. Duke punuar drejtë përmirësimit të efikasitetit dhe drejtë përdorimit të burimeve të qendrueshme mund të sigurojnë një të ardhme më të ndritur të vendit.

Intervistat e fundit

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT

#NeJemiKOSTT